Lajme

Nura bën të ditur emrat e drejtorëve në komunën e Skenderajt

Kandidati i Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura,

Kryetari i zgjedhur i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur emrat e atyre që do të marrin pozitat e drejtorëve në këtë komunë, njofton Shqip.com.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Nura tha se me drejtorët e ardhshëm të komunës do të punohet me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të këtij vendi.

Emrat që priten të jenë drejtor në këtë komunë për katër vjetët e ardhshme:

Drejtoria për Financa – Ismet Aliu

Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Delija

Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi

Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha

Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi

Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti

Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj

Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha

Drejtoria për Administratë – Hamit Geci. /Shqip.com