Numërohen votat me kusht në shtatë komuna, këto janë rezultatet

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë komuna.
Nuk kanë pasur ndonjë ndikim në ndryshimin e rezultateve të 14 nëntorit.
Kështu në Istog, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kandidat Bekë Berisha ka marrë 145 vota me kusht, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka marrë 148 sosh.
Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë fitoi 89 vota, ndërkaq 74 i ka fituar Esat Raci i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në Junik Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota ndërsa 23 ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së.
Në Kllokot, Lista Serbe ka fituar tetë vota krahas shtatë sa ka marrë SNS.
Në Gjilan Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur t’i merr 278 vota, ndërsa 285 i fitoi Lutfi Haziri.
Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151 vota teksa 92 ka marrë Enver Bajçinca i VV-së.
Ndërkaq në Shtime Qemajl Aliu i VV-së ka marrë 67 vota në anën tjetër Naim Ismajali i PDK-së 104 vota. /Shqip.com
