Numërohen mbi 50% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 53%
Publikuar:
(17.10.2021 21:00:47)
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/bedri-hamza-1.jpg)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Mitrovicës, Bedri Hamza, po kryeson në listën e rezultatetve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me gjithsej 52 mijë e 90 për qind, njofton Shqip.com.
Bazuar në 50 përqind të votave të para të numëruara, Hamza ka arritur të marrë mbi shtatë mijë vota.
Hamza është pasuar nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje, me gjithsej 35 mijë e 77 për qind të votave, apo mbi pesë mijë vota.
I treti në këtë renditje mbetet Armend Agolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës me gjithsej 11 mijë e 85 për qind të votave apo mbi një mijë e 600 vota. /Shqip.com
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Mitrovice-1024x625.png)