Numër i madh i fluturimeve nga Prishtina drejt Evropës
Publikuar:
(01.01.2024 15:29:45)

Me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave, numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë vendeve të Evropës.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë pa viza është vërejtur një fluks i udhëtarëve që do udhëtojnë drejtë vendeve të ndryshme.
Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ka bërë të ditur se më 1 janar 2024 janë planifikuar të realizohen 65 fluturime.
Nga këto fluturime, 33 janë në ardhje, kurse në nisje, 32.
/Shqip.com