Lajme

“Nuk mund ta lënë votën si copë letër pa vlerë”/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Shkoni merreni me çdo kusht zarfin

Teksa vijoi me fjalimin e tij përpara gjirokastritëve, kryeministri Edi Rama, përmendi votimin e shqiptarëve të Greqisë.

Ai u kërkoi emigrantëve në Greqi, që të votojnë dhe jo ta lënë votën e tyre sipas tij “si një copë letre pa vlerë”.

“Ata të cilët kanë kaluar malet, janë rropatur, e ata që presin sot me ankth nëse do t’i njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve. Nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar, që të mbetet si një copë letër pa vlerë.

Duhet ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. Ka edhe disa ditë kohë, është plotësisht e mundur. I bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë. Shqipëria në BE nuk do të jetë vetëm e re, por populli nuk do të jetë më i dorës së dytë”, u shpreh kreu socialistëve.

/Shqip.com