Nuk lejohet shitja dhe përdorimi mjeteve piroteknike – MPB tregon masat ndëshkimore
Publikuar:
(27.12.2022 09:40:13)

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme.
Krahas kësaj, edhe përdorimi i tyre është i paligjshëm.
“Ky është dënimi për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike. Shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme. Një nga mënyrat për të parandaluar përdorimin e tyre, dhe rrjedhimisht dëmtimet e mundshme, është denoncimi i shitësve. Edhe përdorimi është i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Tutje, MPB-ja tregoi se gjobat për këto shkelje variojnë nga 200 deri në 500 euro për përdorim dhe 3 deri në 10 vjet burg për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike.
/Shqip.com