Nuk kishte dokumente, policia ia sekueston 12 lopë
Publikuar:
(22.08.2022 11:37:13)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 18:20, në fshatin Vitomiricë të Pejës, janë sekuestuar 12 copë gjedhe pa dokumente përkatëse.
“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndalur një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i njëjti kishte të ngarkuara rreth 12 copë gjedhe pa dokumente përkatëse”.

Kafshët dhe kamioni janë janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor deri në verifikim të zyrtarëve të AVUK-it.
Ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./ Shqip.com