Nuk kalon në Kuvend projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Publikuar:
(07.07.2022 14:53:08)

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.
Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.
Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq pro kanë votuar 45.

Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Në rend të ditës është edhe çështja e mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian./Shqip.com