Lajme

Nuk kalon mocioni i PDK-së për tërheqjen nga votimi ligjin për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Mocioni i propozuar nga PDK-ja për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale, nuk ka arritur t’i marrë votat e duhura në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka njoftuar se mocioni i propozuar i mori vetëm 32 vota.

“Rregullorja më obligon që të vazhdoj tutje, dhe ta hedh në votim këtë pikë pasi që ndryshe është shkelje e rregullores”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj ka folur shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së, duke thënë se Kuvendi nuk duhet të vazhdoj punimet tutje nëse duhet të kaloj ky mocion apo të rrëzohet.

“Sot kërkojmë me marr vendim Kuvendi, është e pamundshme që të vazhdohet seanca pa marrë vendim për këtë mocion procedural”, tha Gashi.

Grupi parlamentar i PDK-së, përmes konferencave për media ka njoftuar që me çdo mjet demokratik do të luftojnë që ligji për pagën minimale të moskalojë./Shqip.com