Nuk ka kuorum, shtyhet rezoluta për shkarkimin e Hajdarit
Publikuar:
(25.05.2023 16:05:00)

Për shkak të numrit të pakët të deputetëve të pranishëm në sallë, është shtyrë rezoluta për shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtistë, Rozeta Hajdari.
Ishin vetëm 50 deputetë prezentë, gjë që pamundësoi vijimin e aktiviteteve në Parlamentin e Kosovës.
Kjo pikë e rendit të ditës, “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ishte shtyrë edhe dje për sot”.
Partia Demokratike e Kosovës e ka propozuar rezolutën për shkarkimin e Hajdarit për mosdeklarim të pasurisë.
/Shqip.com