Lajme Ballkan

“Nuk ka gatishmëri nga palët për vazhdimin e dialogut”

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Nuk ka ende gatishmëri për dialog konstruktiv as nga Serbia dhe as nga Kosova”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, transmeton Shqip.com.

Stano ka deklaruar se dialogu Kosovë – Serbi nuk pritet të vazhdojë pasi që parakusht për vazhdimin e tij është gatishmëria e të dyja palëve – gjë që sipas tij, po mungon, shkruan Tanjug.

“E kemi bërë të qartë se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rëndë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre. Konktatet e fundit të Borell dhe Lajçak me palët kanë treguar mungon gatishmëria për një gjë të tillë”, ka thënë Stano.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të udhëtojë për në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit, si dhe do të zhvillojë takim me Përfaqësuesin për Politika të Jashtme të BE-së, Josep Borell./SHQIP.com