Nuk e respektuan orarin, ATK-ja largon nga puna dy zyrtarë
Publikuar:
(18.08.2021 12:25:03)

Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës janë përjashtuar nga puna.
Kjo për shkak se nuk e kanë zbatuar orarin e punës.
Ndërsa, një tjetri i është shqiptuar masa disiplinore e ndalimit të ngritjes në detyrë.
Sipas njoftimit për media të ATK-së, këta tre persona kanë pasur “mungesa të paarsyeshme në punë”.
“ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Shqip.com