Rozë

“Nuk e di si do të na dalë para”, tronditën banorët nga gënjeshtra e Luizit

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi, ka trazuar të gjithë banorët e shtëpisë.

Ai gjatë javës i kishte thënë Kiarës, që po vuante nga një sëmundje e rrallë, por në natën e prime, tha se nuk po vuante ai por shoku i tij.

Pasi banorët e kanë dëgjuar këtë rrëfim, ata janë shprehur të shqetësuar dhe kanë kërkuar të vërteten.

Ata po ashtu e konsideruan si “të ulët” nëse ai ka gënjyer për ketë pjesë.

“Nuk mund ta vazhdojë programin nëse ai ka ardhur deri në këtë pikë”, tha me lot në sy Kejvina e cila tregoj se gjyshi i saj ka vuajtur nga po e njëjta sëmundje.

/Shqip.com