Nuk do ta njihni më Loredanën, këngëtarja bën ndryshimin drastik në pamje
Publikuar:
(02.08.2022 11:56:43)

Loredana Zefi, rep artistja me prejardhje nga Ferizaji prej vitesh është bërë ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.
Krahas sukseseve në muzikë ajo është mjaft e përfolur edhe sa i përket jetës private, ku që dy vite është ndarë nga reperi Mozzik.

Teksa nuk ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore, Loredana është ajo që sjell risi edhe në stilin e saj.

Së fundmi, ajo nga biondinë është kthyer në flokëkuqe, ku po duket krejt ndryshe.
Ndërkohë, projekti më i fundit nga Loredana është bashkëpunimi me Noizyn “Heart Attac”./Shqip.com