Nora dhe Roberti “bashkë” përsëri
Publikuar:
(06.08.2021 17:42:41)

Roberti Berisha dhe Nora Istrefi ka kohë që janë ndarë pas lidhjes disa vjeçare që ata kishin.
Ajo që ata i bashkon ata është vajza e tyre Reene, ku kanë treguar që mbajnë raporte shumë të mira së bashku.
Megjithatë, krahas saj, sot do t’i bashkojë edhe një arsye tjetër, dyshen e njohur të showbizit shqiptarë.

Të dy, artistëve të estradës i është caktuar të performojnë në një lokal në Prizren.
Kujtojmë që Nora së fundi ka sjelle këngën e re në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën ndërsa, Roberti ka kohë që nuk ka sjelle ndonjë këngë të re.

Ai në anën tjetër, është duke e vazhduar edhe karrierën e tij si moderator. /SHQIP.com