Rozë

Noizy tregon detaje të reja për koncertin e tij: Disa artistë të huaj

Reperi, Noizy

Noizy ka zbuluar disa detaje të rëndësishme që kanë të bëjë me koncertin më të madh të tij.

Ai njoftoi se në këtë koncert përveç grupit OTR, do marrin pjesë edhe artistë të huaj.

Reperi tha se ata artistë do vijnë nga Italia, Anglia e Gjermania duke mos e zbuluar ende datën.

Këtë koncert, Noizy e ka konsideruar si më të madhin të hip-hopit shqiptar.

E për datën dhe lokacionin e saktë të koncertit shumë fansa po mundohen të gjejnë përgjigje, por artisti nuk dha asnjë detaj. /SHQIP.com