Rozë

Noizy rrah një ish-anëtar të TBA-së, video bëhet virale në rrjetet sociale

Noizy rrah një ish-anëtar të TBA-së

Reperi Noizy është përfshirë në një sherr me një ish-anëtar të TBA-së.

Flasim për Cllevion, me të cilin kishin pasur një sherr verbal para disa ditësh madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.

Pas mesazhit nga ish anëtari i TBA-së Noizy postoi një video por e fshiu menjëherë.

Por video e cila po qarkullon në Tik-Tok jep pamje të qarta ku shihet Noizy duke grushtuar Cllevion.

Kujtojmë se ditë me parë ky i fundit kishte postuar një mesazh të Noizyt ku e paralajmëronte se nuk po bën mirë që po e shan.

E pas kësaj ka reaguar Noizy i cili i zgjodhi telashet me grusht ndaj Cllevios./Shqip.com

Noizy rrah një ish-anëtar të TBA-së