Noizy reagon pasi që Florian Marku fiton “meçin e karrierës”
Publikuar:
(25.09.2021 20:31:41)

Në mes të “London Stadium”, Florian Marku ka arritur që të dalë fitues ndaj Maxim Prodam.
Boksieri shqiptar ishte duke sulmuar që nga fillimi i këtij takimi, ndërsa arriti që edhe ta rrëzonte kundërshtarin, shkruan Shqip.com
E në lidhje me këtë ka reaguar reperi shqiptar, Noizy i cili që nga fillimi e ka përkrahur bokserin shqiptar.

“CHAMP” ishte mbishkrimi i fotografisë të postuar nga reperi nga Durrësi.
Në anën tjetër, Marku është ngjitur në ring me një këngë të kënduar nga Noizy.

Florian Marku i njohur si “Albanian King” është përballur me ukrainasi, Maxim Prodan në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër./SHQIP.com