Noizy poston foto me Edin e “Për’puthen”

“Vëlla nga nënë tjetër”, kështu i është referuar ish-konkurrenti i “Për’puthen” reperit nga Durrësi, Noizyt.
E gjithë kjo pasi që Eduarti ka treguar se ka një simpati të veçante për reperin, ku nuk ka hezituar të tregojë pothuajse në çdo pushim të tij.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe reperi në Instagram ku ka shpërndarë një fotografi më Eduartin, duke mos shkruar asgjë, por fansat pas kësaj hedhen dyshime se mos dyshja janë duke përgatitur ndonjë projekt muzikor.

Ndryshe, në program Edi ka treguar që ka profesion muzikën dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e OnRecords.
Se a do të sjellin duet dyshja, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.
Ndryshe, ditë më parë Noizy është arrestuar në Kosovës, por që më pas është liruar pas pagimit të dënimit të shqiptuar./SHQIP.com
