Noizy ka gati bashkëpunimin e radhës
Publikuar:
(07.09.2021 16:31:34)

Rep-artisti shqiptar nga Durrësi, Noizy nuk ka të ndalur këtë sezonë, shkruan SHQIP.com
Ai ka qenë tejet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në këtë sezon veror, por nuk kanë munguar as projektet e reja nga ai.
Pas këngës së tij të fundit, artisti ka paralajmëruar bashkëpunimin me Dutchavellin, i cili mezi po pritet nga fansat e Noizyt.
View this post on Instagram
Përndryshe, bashkëpunimi me Dhurata Dorën u cilësua mjaft i suksesshëm duke arritur që të jetë njëri nga hitet e kësaj vere.
Projekti deri me tani numëron mbi 32 milion klikime në kanalin zyrtar të Youtube./SHQIP.com