Njolla gjaku dhe fytyra të ënjtura, terroristët dalin para gjykatës ruse me shenja dhune

Zyrtarët rusë thanë se 11 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus në periferinë e Moskës, Krasnogorsk, përfshirë katër të dyshuar si kryerës të sulmit.
Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës.

Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarve si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit.

Ata e pranuan fajin për të gjitha akuzat, sipas gjykatës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet ta mbajë një takim të Këshillit të Sigurimit rus, për të biseduar për sulmin gjatë kësaj jave, raportoi televizioni shtetëror rus.

Ata dolën para gjykatës me mavijosje, njolla gjaku dhe me fytyra të ënjtura.

Dëshmi se katër të akuzuarit janë torturuar gjatë arrestimit nga forcat e sigurisë ruse, janë duke dalë në sipërfaqe vazhdimisht.
/Shqip.com