“Njeriu që nuk beson”, partnerja e Kledit bën një postim dedikuar atij

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Kledi kishte filluar një pëlqim për këngëtaren, Beatrix Ramosaj, pavarësisht se ishte në lidhje jashtë programit.
Ai nuk e kishte deklaruar lidhjen e tij brenda duke thënë së nuk dëshiron të komentojë këtë pjesë, edhe pse e dashura e tij doli në një rrëfim publik në mediat shqiptare.
Edhe pse Kledi ka bërë një takim romantik më këngëtaren dhe ka shprehur një pëlqim për të siç duket kjo nuk i penguar të dashurës së tij.

Ajo e ka pritur me mjaft sportivitet këtë situatë dhe lidhja e tyre siç duket vazhdon të jetë ende e shëndetshme edhe pse Kledi u shpreh në “Big Brother” se nuk ishte i qartë nëse do ta vazhdonte lidhjen jashtë.
Së fundmi Khaoula Selmi ka bërë një postim në Instagram ku ka ndarë një foto me Kledin ku shkruan: “Njeriu që nuk beson”.
Deri më tani Kledi nuk ka bërë ndonjë reagim./SHQIP.com