Kulturë

“Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin”

Autori i veprës “Psikologji dhe alkimi”, Carl Gustav Jung, mbetet ndër psikologët më të shquar të të gjitha kohërave.

Jung, që në moshë të vogël vëzhgoi sjelljen e prindërve dhe mësuesve, të cilat u përpoq t’i zgjidhte.

Ai studioj mjekësinë, gjë që e shtyu të kalonte në psikiatri.

Jung ia kushtoi pjesën tjetër të jetës zhvillimit të ideve të tij, veçanërisht atyre në lidhje me psikologjinë.

Më poshtë mund të lexoni shprehjet më të njohura të tij.

“Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes”.

“Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ketë një masë errësire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit. Është shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi”.

“Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë”.

“Ne nuk duhet të pretendojmë që ta njohim botën vetëm përmes intelektit. Gjykimi i intelektit është vetëm pjesërisht i vërtetë”.

“Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin”.

“Gjithçka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat, dhe jo si ato janë”.

“Të gjithë veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, ç’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?”

“Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur e pranojmë atë. Dënimi nuk çliron, ai vetëm shtyp”.

“Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet”.

“Krijimi i diçkaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do”.

/Shqip.com