Lajme

Një zyrtar policor sulmohet në Jarinjë

Pika kufitare në Jarinje
Pika kufitare në Jarinje

Një zyrtar policor është sulmuar në Jarinjë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e saj 24-të orësh

Sipas Policisë së Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar ka ndodhur më datën 21 mars  rreth orës 17:50.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës.

Më tej polica ka njoftuar  se ky rast është duke u hetuar.

/Shqip.com