Lajme

Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për sulm seksual në Suharekë

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje për sulm seksual në Suharekë.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur me 2 dhjetor.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë  02.12.2023, NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com