Rozë

Një rikthim i mundshëm në Big Brother, ky është vendimi që morën Sara dhe Bardhi

Që nga dalja prej Big Brother Vip Albania 3, është numër i madh i përkrahësve që kanë kërkuar vazhdimisht kthimit të Sara Gjordenit dhe këngëtarit Bardhi, sërish në shtëpinë e njohur.

Megjithëse, Sara disa herë ka shprehur dëshirën që të kthehej në shtëpi, zhvillimet e fundit në jetën e çiftit, duket se kanë ndryshuar të gjithë rrjedhën.

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Sara dhe Bardhi nuk do pranojnë të kthehen në BBVIP3.

Gjithashtu, çifti ka thënë se do jenë më pak të pranishëm në rrjete sociale, pasi tashmë i gjithë përkushtimi i tyre do të jetë ndaj anëtarit më të ri në familjen e tyre.

/Shqip.com