Një pjesëtar i KFOR-it në Brezovicë pëson infarkt
Publikuar:
(08.01.2023 17:03:39)

Një pjesëtar i KFOR-it ka pësuar infarkt. Rasti ka ndodhur në Qendrën e Skijimit në Brezovicē.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Kanun Vesli – zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Ferizaj.
“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore”, tha Veseli.
Po ashtu është bërë e ditur se për rastin janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-it.
/Shqip.com