Një person vjedh rroba dhe para kesh në Pejë – dërgohet në Psikiatri
Publikuar:
(08.07.2022 11:09:34)

Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte vjedhur nga një shtëpi para kesh dhe disa rroba.
Rasti ka ndodhur të mëngjesin e të enjtes në fshatin Qyshk të Pejës.
“Një i dyshuar kosovar është arrestuar për shkak se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës para kesh dhe disa rroba”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti shkak të gjendjes jo të mire mendore gjendet në spitalin psikiatrik në mbikëqyrje të policisë./SHQIP.com