Një person gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në Prishtinë
Publikuar:
(14.05.2023 16:30:48)

Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në Prishtinë, të dielën.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Tutje, bëhet e ditur se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë, ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
/Shqip.com