Rozë

Një nga aktorët më të famshëm në Turqi thotë se është shqiptar

Aktori ,Serkay Tutuncu

Edhe një nga aktorët më të famshëm në Turqi e ka pranuar se është me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për aktorin ,Serkay Tutuncu, i cili viteve të fundit ka qenë shumë aktiv në kimografinë turke.

Serkay ka qenë i ftuar në një emision në Turqi dhe derisa po diskutonin me një aktor tjetër për ushqimin, ai e pranoi se është shqiptar.

Ai më tej, ka qeshur duke thënë se shqiptarët hanë mish që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Serkay  filloi aktrimin me serinë Human Crime Crime të publikuar në vitin 2018.

Ai më pas luajti personazhin e Volkanit në serialin televiziv Afili Ask. Aktori po ashtu ka luajtur personazhin e kerlker në serinë e Pafajësisë, e cila përfshin gjithashtu emra master si Hülya Avşar dhe Mehmet Aslantuğ.

Ndryshe, janë edhe disa aktorë shumë të famshëm në Turqi që e kanë pranuar se kanë prejardhje shqiptare, si Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan.

Ata kanë pranuar me krenari që janë me origjine shqiptar dhe se këtë e tregojnë në intervistat që ata marrin pjesë./SHQIP.com