Lajme

Një muaj paraburgim për tre sulmuesit e Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur për një muaj paraburgim për tre personat që sulmuan gazetarin Valon Syla.

Ndaj të pandehurve L.D., K.H. dhe O.H. rëndon akuza për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/Shqip.com