Lajme

Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit e vrasjes në Gjilan

Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë të pandehurve V. H., E. N., R. I., A. S. dhe B. K.

Sipas komunikatës për media, dyshohen se më datë 8 nëntor, rreth orës 20.40, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, pas një mosmarrëveshje rreth borxhit në të holla, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta E.R, shkruan Shqip.com.

“Të pandehurit të pajisur me dy lloje të armëve, të zjarrit të llojit ‘Zoraki’ të kalibrit 9 mm dhe 7.65 mm, kanë shkrepur shtatë fishekë në drejtim të njëri-tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë ka mbetur i vdekur E. R., dhe plagë të rënda trupore me armë ka pësuar i pandehuri V. H”, thuhet në komunikatën për media.

Gjykata Themelore në Gjilan

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me suksesshëm të procedurës penale./Shqip.com