Një mik si Sabiani, shkon të takojë prindërit e moshuar të Ilirit
Publikuar:
(05.01.2022 17:04:35)

Sabiani dhe Iliri janë dy banorët e Big Brother Vip që kanë bërë miq shumë të mirë.
Javë më parë, këngëtari është eliminuar nga shtëpia e famshme, derisa ende po përcjell rrjedhën e spektaklit.
Ndërkaq, ai ka vendosur që të shkojë të takojë prindërit e moshuar të Ilirit, në shtëpinë e tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ai u shfaq me dy prindërit e mikut të tij.
“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar ai.
Tutje theksojmë se Sabiani është përkujdesur edhe për vajzën e balerinit, të cilin e ka shoqëruar për në aeroport, e cila pati fluturimin për në Itali./SHQIP.com