Një i vdekur në aksident trafiku në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se të shtunën në fshatin Konjuh të Lipjanit ka ndodhur një aksident me vdekje.
Sipas policisë i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë dukë drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për ndihmë mjekësore, por mjeku ka konstatuar se është pa shenja jete.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Konjuh, Lipjan 01.07.2023-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë dukë drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
/Shqip.com