Një i vdekur dhe 81 raste pozitive me COVID-19, në Kosovë
Publikuar:
(27.02.2022 15:02:45)

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit deri sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022
Në total numri i rasteve aktive është 2.058.
