Një i vdekur dhe 61 raste pozitive me COVID-19, në Kosovë
Publikuar:
(01.03.2022 15:01:50)

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 1.696.
