Një i vdekur dhe 303 raste pozitive me COVID-19
Publikuar:
(18.02.2022 20:39:26)

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 303 raste pozitive, nga gjithsej 2 mijë e 651 mostra të testuara.
Janë shëruar 1 mijë e 66 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261 mijë e 65 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht, në nivel vendi janë 5 mijë e 406 raste aktive./SHQIP.com