Një i lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Publikuar:
(25.10.2022 08:29:00)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Enver Maloku në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident janë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 07:30, në rrugën Enver Maloku, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut të qytetit.
/Shqip.com