Lajme Botë

Një grua vdes pasi ishte infektuar me dy variantet e COVID-19

Një spital në Belgjikë

Shkencëtarët belg të dielën raportuan se një grua e moshuar kishte vdekur nga COVID-19 pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.

“Kjo është një nga rastet e para të dokumentuara të bashkë-infeksionit me dy variante shqetësimi të SARS-CoV-2”, biologja molekulare Anne Vankeerberghen, autore e studimit të lëshuar nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ECCMID), tha në një deklaratë pas rastit, raporton Euronews.

Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst pas disa rrëzimesh. Ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitiv për sëmundjen pas mbërritjes, por “një nivel i mirë i ngopjes me oksigjen dhe pa sinjale të shqetësimit të frymëmarrjes”.

Sidoqoftë, asaj “iu përhapen me shpejtësi simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë”, thuhet në deklaratë.

Sipas Dr. Vankeerberghen, “është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientes”. /Shqip.com