Rozë

Një grua ushtron dhunë ndaj një burri në rrugë, reagon Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri

Gjatë ditës së sotme, në rrjete sociale është bërë virale një video ku shihet një shofere teksa sulmon burrin që po kalonte në vija të bardha në Tiranë.

Në video shihet gruaja duke sulmuar burrin, teksa ai po i sqaronte se ishte duke ecur në vija të bardha.

Në lidhje me këtë ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri.

“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Dafina shpesh ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend duke u shprehur e shqetësuar e shpesh edhe me lot në sy.

/Shqip.com