Lajme

Një grua sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë

Ilustrim

Një grua ka  sulmuar fizikisht dy policë në detyrë të mërkurën në Prishtinë.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com