Lajme

Një grua në krye të Himarës, Rama: Sherret primitive nga një grusht individësh s’do e pengojnë bashkinë të vijojë punën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të Blerina Bala si kryetare e komanduar e bashkisë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai e konsideron këtë zgjedhje një një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Sipas Ramës, përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit.

Lexo edhe:
E komanduar në krye të bashkisë, Blerina Bala: Himara meriton bashkëpunim dhe mbështetje

Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe:
Goro e Beleri në burg, Këshilli bashkiak i Himarës komandon nënkryetaren në drejtimin e bashkisë

/Shqip.com