Një burrë në Prishtinë ngacmohet seksualisht për tri vjet rresht nga një burrë tjetër
Publikuar:
(22.09.2022 08:42:59)

Një burrë ka raportuar se për tri vite me radhë është duke u ngacmuar nga një burrë tjetër në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë është duke i linçuar fotografi mbi të cilat nxitë urrejtje kundër tij.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar./Shqip.com