Një burrë gjendet pa shenja jete në një depo të Vushtrrisë
Publikuar:
(15.05.2022 11:16:36)

Një person është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete në një depo në Vushtrri, të shtunën.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë./Shqip.com