“Një arrest kardiak do të ishte më pak i dhimbshëm”, Megi Pojanin pëson aksident
Publikuar:
(16.04.2022 08:16:19)

Megi Pojani është aksidentuar prapë më makinë.
Këtë e ka bërë të ditur vet aktorja në një postim në Instagram.
Mirëpo kësaj radhë ajo shihet që nuk është lënduar aspak, madje në momentet e para pas aksidentit ka postuar.

“Një arrest kardiak do të ishte më pak i dhimbshëm”, ishte mbishkrimi i Megit në fotografinë e publikuar ku shihet që është mërzitur shumë për veturën e prishur.
Edhe në fund të vitit 2021 aktorja pati pësuar aksident në komunikacion por pa marrë lëndime trupore./SHQIP.com