Ekonomi

Nisin hetimet ndaj Devolli Corporation dhe Kujtesa Net për Shitblerjen e Aksioneve në Treg

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka filluar procedurën hetimore ndaj dy ndërmarrjeve, Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k., për dyshimet e arsyeshme se ato kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës pa përmbushur detyrimin ligjor për njoftimin e përqendrimit.

Konkluzioni për fillimin e kësaj procedurë hetimore është shpallur me datë 20.03.2024 nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës.

“Sipas informatave të marra gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit nga Autoritetit i Konkurrencës, mbi dyshimet e bazuara se kanë realizuar transaksione të aksioneve në tregun e telekomunikacioneve dhe kabllor në territorin e Republikës së Kosovës. Autoriteti ka vlerësuar se ndërmarrjet në fjalë, Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k., kanë bërë blerjen dhe shitblerjen e aksioneve pa paraqitur njoftimin e përqendrimit përkatës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Bazuar në këtë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur:

Fillimin e procedurës hetimore ndaj Devolli Corporation Sh.p.k. dhe Kujtesa Net Sh.p.k. për shkak të dyshimeve të arsyeshme për realizimin e shitblerjeve të aksioneve në tregun përkatës.

Kërkesën për paraqitjen e dokumenteve specifike të procedurës hetimore, përfshirë marrëveshjen për shitblerjen e aksioneve, transaksionet bankare dhe dokumentacionin e nevojshëm nga ARBK.

Autoriteti i Konkurrencës vazhdon të monitorojë dhe të hetojë çdo shkelje të mundshme të ligjit që mund të ndikojë në konkurrencën e drejtë në tregun e Kosovës.

/Shqip.com