Lajme Ballkan

Nis votimi në Preshevë, partitë shqiptare garojnë me dy lista

Presheve

Në komunën e Preshevës ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që po mbahen sot në Serbi.

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Në garë janë koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

Lexo edhe:
Serbi, sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë. Mirëpo, pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe vendet e QUINT-it.

Andaj, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve vendosi që komunat si Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin – të caktohen si qendra të votimit për votuesit nga Kosova./Shqip.com