Ekonomi Biznes

Nis ulja e çmimeve të roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor 

Ulja e çmimeve të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, gjë që parashikonte edhe deklarata e nënshkruar në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka nisur.

Njoftimi u bë nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Zvogëlimi i çmimeve të roaming-ut zyrtarisht ka hyrë në fuqi në tetor dhe kufiri i sipërm i çmimit për një giga roaming, në përputhje me Deklaratën për Roaming, nuk duhet të jetë më i lartë se 18 euro.

Kjo do t’i bëjë udhëtimet dhe komunikimet ndërkombëtare dukshëm më ekonomike, sipas Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Në shumë raste, kufiri i çmimeve prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon shumë më ulët, deri në 1.6 euro për giga, ndërkohë që tre operatorë nga Ballkani Perëndimor, përveç çmimeve brenda paketave, kanë ulur edhe çmimet e rregullta.

Sic thuhet, roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor redukton kostot e të dhënave celulare dhe rrit lidhjen rajonale.

/Shqip.com