Lajme

Me 22 maj vendoset për Kryetarin e PD-së

Partia Demokratike e Shqipërisë është duke e mbajtur Kuvendin e partisë

Në sallën e Pallatit të Kongreseve gjendet edhe Sali Berisha me bashkëshorten e tij Liri si edhe të gjithë delegatët.

Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.

Po ashtu nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut.

Mes ndryshimeve statusore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.

Deri më sot në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ishte Lulzim Basha i cili dha dorëheqja nga pozita e kryetarit.

Basha kishte dhënë dorëheqje për shkak të krizës që po përjetonte Partia Demokratike./Shqip.com