Teknologji

Nis kampanja “Një robot për çdo fëmijë!”

Nis kampanja “Një robot për çdo fëmijë!”
Nis kampanja “Një robot për çdo fëmijë!”

Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) ka nisur kampanjën “Një robot për çdo fëmijë”, që ka për qëllim që të sigurohen robotë edukativë që të shpërndahen më pas falas në shkollat fillore publike të Kosovës e në këtë mënyrë të arrihet digjitalizimi i tyre. Ky fondacion synon 50 për qind të shkollave.

“Përmes kampanjës “një robot për çdo fëmijë”, ne synojmë të arrijmë pajisjen e të paktën 50% të shkollave fillore publike në vend, kështu që sa më shumë fëmijë të moshave 6-15 vjeç të mund të prekin botën e robotikës”, thuhet përmes një vido-mesazhi nga KML.

Tutje, sipas KLM, “Qëllimi ynë kryesor është sigurimi i sa më shumë robotëve edukativ në mënyrë që të shpërndahen falas në shkollat fillore publike të Kosovës, duke arritur kështu digjitalizimin e tyre. Kjo do të mundësonte që sa më shumë fëmijë të përfshihen në një qasje të re të edukimit, ku teknologjia përdoret vetëm si mjet për të nxitur te fëmijët të menduarit kritik dhe kreativ, punën në grup dhe komunikimin, aftësi këto të domosdoshme për të përballuar sfidat e shekullit në të cilin po jetojmë”.

Ky fondacion po kërkon donacione që të përfshihen së paku 50 për qind e shkollave publike në Kosovë.

“Deri më sot, përmes donacioneve KML ka arritur që të pajisë 25% të shkollave fillore të Kosovës me robotë edukativ falas, duke i përfshirë në garën tonë edukative. Përmes mbështetjes suaj, ne do të mund të arrijmë përfshirjen e të paktën 50% nga totali i shkollave fillore publike në vend. Prandaj, fondacioni ynë ju fton që t’i bashkoheni kampanjës “një robot për çdo fëmijë” që bashkërisht ta bëjmë të mundur këtë. Ne ju jemi mirënjohës nëse vendosni të kontribuoni, por jo vetëm, ne ju jemi falënderues nëse ju e shpërndani kampanjën tonë me shoqërinë tuaj”, thuhet mes tjerash nga KML.

Këtë vit, gara e robotikës po mbështetet nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Ndryshe, “Një robot për çdo fëmijë!” ka për qëllim digjitalizimin e shkollave fillore publike të Kosovës.

/Shqip.com